Live

Sulmohen dy policë që intervenuan në një rast të dhunës në familje në Vushtrri, zbulohet emri i të dyshuarit

19:43 / 22 Janar 2025

Nga Kosova Live

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze që eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Kështu ka ndodhur së fundmi në Vushtrri, ku Policia po intervenonte në një rast të dhunës në familje

Personi i dyshuari u denoncua fillimisht nga familjarët për dhunë dhe kërcënime me vrasje

Sinjali ka mësuar se si rezultat i denoncimit, Policia doli në vendin e ngjarjes, por aty u përballën me të dyshuarin, i cili e sulmoi njërin nga zyrtarët policorë, e më pas vazhdoi me kanosje.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që po dyshohet për këtë rast është Albion Sokoli.

Sokoli po dyshohet se ka vazhduar me sjellje agresive edhe pasi është prangosur, duke i shkaktuar lëndime trupore një polici tjetër.

Për pasojë, dy zyrtarët e Policisë kanë marrë trajtim mjekësor.

Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...