Live

Sulmoi fizikisht njerkën e saj, arrestohet e mitura në Prishtinë

10:21 / 08 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Një vajzë e mitur është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar njerkën e saj, e cila ka pësuar lëndime.

Rasti ka ndodhur në fshatin Drenoc të Prishtinës.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e mitur, pasi ajo kishte sulmuar njerkën e saj. Viktima ka pësuar lëndime, por nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...