Live

Sulmuan njëra – tjetrën, arrestohen dy motra në Ferizaj

08:56 / 31 Maj 2025

Nga Kosova Live

Në Ferizaj janë arrestuar dy motra, pasi të njëjta janë fjalosur mes vete dhe më pas kanë sulmuar njëra – tjetrën.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur, dy motrat me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Ferizaj  30.05.2025 – 20:00. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare-motra, pasi të njëjtat pas një fjalosje verbale në mes veti, kanë sulmuar fizikisht njëra-tjetrën. Me vendim të prokurorit të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, njofton PK.

Shpërndaje në

U Kopjua