Live

‘Sunny Hill’ rikthehet këtë verë jo vetëm në Prishtinë por dhe Tiranë

09:28 / 08 Shkurt 2024

Nga Kosova Live

“Sunny Hill” duket se është gati të rikthehet këtë verë, për edicionin e tij të radhës.

‘Sunny Hill’ është një festival i cili është organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa.

Nëpërmjet rrjeteve sociale është njoftuar se do të rikthehet ky festival i cili ka sjellë në skenë shumë emra të njohur të muzikës botërore.

Ndonëse është akoma herët për të zbuluar detaje, ky edicion premton shumë.

Në vitin 2022 përveçse në Prishtinë ai është mbajtur dhe në Tiranë, ku gjithashtu rikthehet përsëri.

Shpërndaje në

U Kopjua