Live

Tahiri: Angazhimi jonë është për shtetin e Kosovës dhe ndërtimin e institucioneve të fuqishme

11:54 / 06 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Ablerad Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës është mirëpritur sot në ambientet e Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

E para mediave, Tahiri deklaroi se kjo ditë e sakrificës i kujton ata të gjenden pranë atyre që kanë nevojë.

Tutje, ai shtoi se angazhimi i tyre duhet të jetë për Kosovës dhe ndërtimin e institucioneve të fuqishme.

“Kjo ditë e sakrificës është kur duhet të gjendemi pranë atyre që janë në nevojë dhe kalojnë momente të vështira. Po ashtu, angazhimin tonë do ta kujtojmë që ta kemi për shtetin e Kosovës, për ndërtimin e institucioneve të fuqishme, si shtet në ndërtim e sipër”, tha Tahiri.

Shpërndaje në

U Kopjua