Live

Tahiri kritikon Borrellin e Lajçakun: Publikoni marrëveshjet, ato janë për qytetarët, jo për ju

22:53 / 24 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri u ka bërë një kritikë publike Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrel dhe Emisarit Special të BE-së, Miroslav Lajçak për mos-publikimin e marrëveshjeve të arritura.

Tahiri ka thënë se marrëveshjet janë për popujt e dy shteteve, jo për lehtësuesit e dialogut.

“Është praktikë e gabuar e lehtësuesve të Dialogut të Brukselit, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak mos-publikimi i marrëveshjeve/dakordimeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshjet janë për popujt e dy shteteve, jo për lehtësuesit e dialogut”, ka shkruar Tahiri.

Shpërndaje në

U Kopjua