Live

Takim i rëndësishëm Zelensky–Trump, diskutim për armëpushim dhe mbrojtjen e civilëve

16:42 / 25 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetet sociale se ka zhvilluar një takim të gjatë dhe përmbajtësor me presidentin amerikan Donald Trump.

Duke postuar në X, Zelensky ka shkruar:

“Patëm një takim të gjatë dhe përmbajtësor. Diskutuam të gjitha çështjet vërtet të rëndësishme. E falënderoj Zotin President, falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Diskutuam se si të arrihet një armëpushim dhe një paqe e vërtetë. Folem për mënyrat se si të mbrojmë popullin tonë.”

Ai tutje ka shtuar se Ukraina vlerëson vëmendjen dhe gatishmërinë për ndihmë në afrimin e paqes.

“Vlerësojmë vëmendjen dhe gatishmërinë për të ndihmuar në afrimin e paqes. Detaje të tjera do të pasojnë,” ka thënë Zelensky.

Shpërndaje në

U Kopjua