Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se gjatë kësaj jave pritet të takohet me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ai pas dështimit të seancës së 47-të me radhë tha se në takim do të bisedohet rreth zgjidhjes për të dalë nga kriza, njofton Klankosova.tv
“Kur ta caktojmë, duhet të bisedohet për me dalë prej kësaj situate. Gjëja e parë është komunikimi, si të dilet nga kriza”.
“Do të bisedoj me kryeministrin për të ardhur deri tek një moment i zgjidhjes së kësaj situate”.
Edhe kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se do të ketë takime të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn, pasi siç u shpreh, të dyja palët kanë vullnet për bashkëpunim.
“Ende nuk kemi diçka konkrete”. tha ajo para seancës së sotme.