Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani të shtunën ka mbajtur një takim me tri fshatra, Miradi e Poshtme, Miradi e Epërme dhe Vragoli.
“Këto fshatra kanë qenë dhe mbeten zemra e LDK-së, aty ku gjithmonë është ndier fryma e Rugovizmit dhe besimi në vlerat tona kombëtare e demokratike. Përkrahja e palëkundur e banorëve të këtyre vendbanimeve për LDK-në është një histori krenarie dhe përgjegjësie, të cilën ne e çmojmë thellë”, ka thënë Osmani.
“Bashkë me qytetarët e Miradis së Poshtme, Miradis së Epërme dhe Vragolit, do të vazhdojmë rrugën tonë për një Kosovë më të zhvilluar, më demokratike dhe më të drejtë për të gjithë”.