Live

Tasholli: VV po normalizon korrupsionin dhe po tradhton votuesit e saj

18:29 / 23 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Filozofi Ismail Tasholli ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Vetëvendosjes për të bashkëpunuar me Fatmir Limajn, duke theksuar se kjo është një tradhti ndaj parimeve të saj dhe një kapërcim nga moralizmi në pragmatizëm.

Sipas Tashollit, kjo lëvizje e VV-së e dëmton kredibilitetin e saj si forcë politike e pastër dhe e kthehet në një parti oportuniste që po i normalizon akuzat për korrupsion, transmeton klankosova.tv.

Ai thekson se ky veprim shkatërron narrativën e “ndryshimit” dhe i jep fund pretencës për t’u shitur si alternativë e pastër politike.

”Kryerrenci Kurti, i sosi fukaratë
Më falni për titull, por po rren keq, përtej bilahi! Mundeni me e zbutë dhimten pak, tu thanë që edhe ata para tij kanë rrejtë, nëse barazimi ju bjen ngushëllim.
Kurti po ju thotë të vetve, VV’s për Limajn: na i kena sha, ju keni besu, por tash kena me qeverisë bashkë e ju s’keni çka na boni.
Vetëvendosje e ka ndërtu identitetin e vet si parti moraliste e anti-sistem, tu i qujt rivalët hajna, të korruptum e tu i stigmatizu si pjesë t’regjimit të vjetër.
Fatmir Limaj ka qenë simbol i atij ‘regjimi të vjetër’, i përfolun për aferat e Ministrisë së Transportit. Tash, të njëjtin njeri që niherë e akuzonte publikisht, Kurti e trajton si partner legjitim për pushtet. Ky është kapërcim prej moralizimit në porno-pragmatizëm.
Kur Vetëvendosje hini në pushtet, legjitimiteti i saj ka qenë: na nuk bajmë pazare me ata që i kena akuzu për korrupsion. Tash, me lutjen për bashkqeverisje me Limajn, VV po e çon mesazhin që moralizmi vlen veç deri sa të na duhen votat. Ky relativizim i parimeve e afron me partitë që dikur i quante mafi politike e ia rrënon narrativën e ‘ndryshimit’.
Ka edhe ni problem tjetër normalizimi i armikut politik. Në retorikën e VV-së, Limaj e klika e tij paraqiteshin si pjesë e ni karteli të pasunimit personal me tendera publikë. Tash, tu e shti në koalicion, Vetëvendosje ose pranon që akuzat e veta kanë qenë të ekzagjerume, çka ia dëmton kredibilitetin si opozitë morale, ose bashkëpunon me dikon që ende e konsideron të korruptum, çka e bon hipokrite e oportuniste.
Arsyetimi i zakonshëm i hipokritit politik rrin mbi ‘gjykime fleksibile’. VV ka gjasa m’e justifiku që stabiliteti shtetnor kërkon kompromis, për me ba reforma duhet shumicë parlamentare… Por ky është fix arsyetimi që dikur e përqeshte kur e ka ba PDK a LDK.
Dami afatgjatë është morali politik i rrënum. VV nuk mundet ma me u shitë si ‘parti e pastër’ pa u tallë shumë me ta. Nëse ka metë njeri normal knejpari, shumë votues që e kanë zgjedh si alternativë të pastër do ta ndjejnë si tradhti. Poashtu ka ndodh normalizimi i korrupsionit. Nëse edhe VV bashkëpunon me ‘të vjetrin’, atëherë s’ka ma alternativë reale politike, po thotë simbolikisht”.

Shpërndaje në

U Kopjua