Live

Taulant Xhaka njofton tërheqjen nga futbolli, Graniti paralajmëron rikthimin te Baseli

20:57 / 24 Maj 2025

Nga Kosova Live

Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, ka dhënë sot ndeshjen e tij të fundit me skuadrën e Baselit, duke i dhënë fund karrierës së tij futbollistike. Klubi zviceran organizoi një ceremoni të veçantë nderimi, ku ishte prezent edhe vëllai i tij, Granit Xhaka. Në këtë moment emocionues, të dy vëllezërit shpërthyen në lot.

Tifozët e Baselit përgatitën një koreografi madhështore për Taulantin, duke shprehur falënderimet për besnikërinë dhe kontributin e tij gjatë viteve në klub.

Ndërsa Taulant largohet, Granit Xhaka dha një mesazh të qartë për të ardhmen e skuadrës, duke paralajmëruar rikthimin e tij te Baseli: “Një Xhaka po largohet, por tjetri do të vijë së shpejti.”

Ai theksoi se do të rikthehet në klubin ku nisi karrierën e tij, duke thënë se “Baseli nuk do të mbesë pa një Xhakë.”

Shpërndaje në

U Kopjua