Live

Të enjten proteston komuniteti i bizneseve kundër daljes në treg të hapur të energjisë

19:27 / 27 Maj 2025

Nga Kosova Live

Komuniteti i bizneseve do të protestojë të enjten, më 29 maj, nga ora 10:00, për ta shprehur pakënaqësinë dhe shqetësimin lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë, ka njoftuar Oda Ekonomike e Kosovës.
Protesta parashihet të zgjasë dy orë.

“Mungesa e përgatitjes së tregut dhe mbështetjes institucionale në këtë proces po krijon pabarazi të theksuar në treg, rrezikim të konkurrueshmërisë, dëme të mëdha për bizneset dhe pasoja të drejtpërdrejta për ekonominë e vendit, përfshirë rënien e prodhimit vendor dhe humbjen e vendeve të punës. Për këtë arsye, komuniteti i bizneseve ka vendosur që ditën e enjte, me datë 29 maj 2025, nga ora 10:00 deri në ora 12:00, të organizojë protestë për të shprehur pakënaqësinë dhe shqetësimin lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për daljen e bizneseve në mënyrë të dhunshme në tregun e lirë të energjisë. Nëse institucionet nuk reflektojnë dhe nuk ndërmarrin hapa konkretë për të adresuar kërkesat e bizneseve, protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e tyre. Oda Ekonomike e Kosovës, në emër të komunitetit të biznesit, i bën thirrje institucioneve që të reflektojnë me urgjencë dhe të krijojnë një fazë kalimtare për përgatitjen graduale të bizneseve, me qëllim të një integrimi të qëndrueshëm dhe të drejtë në tregun e lirë të energjisë”, ka njoftuar Oda Ekonomike e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua