Të paktën tetë persona kanë humbur jetën pas një aksidenti tragjik me tullumbace me ajër të nxehtë në qytetin Praia Grande në shtetin brazilian të Santa Catarina.
Ngjarja ndodhi të shtunën në mëngjes kur balona me 21 pasagjerë në bord u përfshi në aksident fatal.
Guvernatori i Santa Catarinës, Jorginho Mello, njoftoi se 13 persona arritën të mbijetojnë, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë operacionet për kërkimin e të mbeturve.
“Jemi të tronditur nga ky aksident,” tha Mello në një postim në rrjetin social X, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe mbështetjen për të mbijetuarit.
Autoritetet braziliane vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e këtij incidenti tragjik.
Balão pega fogo e cai em Praia Grande em Santa Catarina, imagens de grupo de WhatsApp. pic.twitter.com/uSADC0jZfc
— Rangel Campos Machado (@rangelmachado87) June 21, 2025