Live

Të paktën shtatë të vdekur në Kashmirin e administruar nga India

09:22 / 07 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një zyrtar i lartë në distriktin Poonch në Kashmirin e administruar nga India i ka thënë BBC-së se të paktën shtatë persona janë vrarë dhe rreth 32 të tjerë janë plagosur në granatimet ndërkufitare në distriktin Poonch.

Poonch shtrihet pranë Vijës së Kontrollit (LoC), kufirit de facto midis Indisë dhe Pakistanit.

“Granatimet kanë ndaluar që tani. Ne jemi në terren duke vlerësuar situatën”, tha Azhar Majid, zyrtar në Kashmir.

Një zëdhënës i ushtrisë indiane kishte konfirmuar më parë tre vdekje në rajon.

Shpërndaje në

U Kopjua