Live

Të shtëna me armë në Qyshk të Pejës, arrestohen dy persona

10:27 / 18 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Të mërkurën, Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, rreth orës 10:30, ishte njoftuar se në fshatin Qyshk- kishte të shtëna me armë zjarri.

Sipas njoftimit, njёsitet relevante policisë kanë shkuar nё atё lokacion dhe gjatë bisedës me viktimën, sipas tij, dy persona tё dyshuar janё parkuar në objektin e viktimёs dhe pas njё mosmarrёveshje njёri nga tё dyshuarit ёshtё larguar nga objekti dhe pas pak ёshtё kthyer duke shtёnё disa herё në ajër me armё dhe ёshtё larguar nё drejtim tё panjohur.

Policia në vendin e ngjarjes sekuestroi 10 gёzhoja, ku gjithashtu ёshtё bastisur shtёpia e personit tё dyshuar dhe aty ёshtё gjetur dhe është sekuestruar njё OC-sprej.

Njёri nga tё dyshuarit ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit ёshtё liruar në procedurё tё rregullt.

Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, me datёn 17.07.2025, rreth orës 19:30, ёshtё identifikuar lokacioni i tё dyshuarit tё dytё dhe i njëjti ёshtё arrestuar.

Tek i njëjti janё gjetur dhe janë sekuestruar njё armё AK47 dhe njё karikator i tё njёjtёs armё.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit, u ndalua pёr 48 orё.

Shpërndaje në

U Kopjua