Live

Të shtëna me armë zjarri në Rakoc të Gjakovës

09:00 / 24 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një incident raportohet se ka ndodhur të premten rreth orës 14:50 në fshatin Rakoc të Gjakovës.

Një burrë e ka njoftuar policinë se pasi ka dëgjuar të shtëna nga arma, ka vërejtur në murin e shtëpisë dy vrima që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.

“Në vendin e ngjarjes njësia policore ka gjetur dhe sekuestruar një predhë të kalibrit 7.62mm. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë transmeton Klankosova.tv.

Rasti po hetohet nga policia si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Shpërndaje në

U Kopjua