Live

Tensione në Elbasan: Bllokohet qendra e votimit në Tregan, incidente në Fushë Mbret

15:48 / 11 Maj 2025

Nga Kosova Live

Procesi zgjedhor në Elbasan është shoqëruar me tensione dhe incidente në disa zona. Në qendrën e votimit nr. 2194, që ndodhet në njësinë administrative Tregan, e djathta ka bllokuar përkohësisht votimin. Shkak për këtë është bërë prania e disa personave të paidentifikuar brenda qendrës së votimit, çka ka çuar në thirrjen e forcave të policisë për ndërhyrje.

Ndërkohë, debate janë regjistruar edhe në qendrën e votimit nr. 2350/1 në qytet, ku përfaqësues të forcave politike kanë pretenduar se persona të paautorizuar i janë afruar perimetrit të qendrës, megjithëse votimi nuk është ndërprerë.

Në Fushë Mbret është raportuar për lëvizje të dyshimta të disa individëve të paautorizuar, të cilët dyshohet se janë udhëhequr nga kandidati i Partisë Demokratike, Aurel Bylykbashi. Ky i fundit është parë duke shëtitur pranë disa qendrave të votimit.

Policia po monitoron situatën dhe ka ndërhyrë aty ku është kërkuar.

Shpërndaje në

U Kopjua