Live

Tentativë qe dy muaj, dështon për herë të 32-të konstituimi i Kuvendit

11:35 / 15 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Ka dështuar për herë të 32-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Përveç VV-së, partitë tjera politike nuk propozuan anëtarë për Komisionin për Votim të fshehtë.

Në sallë ishin të pranishëm 75 deputetë.

Vetëm 45 deputetë votuan për, kundër 1 dhe abstenim s’kishte.

Seanca e radhës do të jetë më 17 qershor.

Vetëvendosje këmbëngul të mos ndryshojë as emrin e propozuar dhe as formën e votimit.

PDK dhe AAK kanë kërkuar emër të ri nga VV, ndërsa LDK ka deklaruar se nuk do të votojë asnjë kandidat të saj.

Presidentja Vjosa Osmani deri tani ka mbajtur dy takime konsultative me liderët politikë për të diskutuar konstituimin, ndersa pritet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar zgjidhje ligjore për bllokadën.

Shpërndaje në

U Kopjua