Të miturat janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë. Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet. Të dyshuarit kryesisht janë të moshës madhore, të cilët edhe krijojnë raporte të afërta me të miturat, me qëllime seksuale.
Një rast i tillë u zbulua së fundmi në Fushë Kosovë dhe viktima është një vajzë 14 vjeçare, e cila bashkë me prindërit e saj ia mësyu dje Policisë.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se e mitura ka rrëfyer se ka qëndruar bashkë me një person në banesën e familjes, me të cilin kanë pasur raport intim para rreth 1 jave.
Pasi familja zbuloi rastin, kërkoi ndihmë në Polici, me ç’rast u identifikua personi i dyshuar.
Si rezultat i denoncimit, zyrtarët policorë janë vënë në lëvizje dhe kanë arrestuar e shoqëruar në stacion personin e dyshuar.
Me urdhër të prokurorit, është iniciuar hetimi nën dyshimet për veprën penale ‘Dhunim në tentativë’, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
SONDAZH
![Loading ... Loading ...](https://kosovalive.net/wp-content/plugins/wp-polls/images/loading.gif)