Live

Tentuan ta mashtrojnë Policinë për aksident trafiku, zbulohet rrena e dy të rinjve në Prishtinë

10:09 / 17 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës ka nisur hetimet ndaj dy personave, që deklaruan rrejshëm lidhur me një aksident trafiku gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Sipas informacioneve të para, pasi njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, kanë zbuluar se të njëjtit nuk kanë qenë në veturë në momentin e aksidentit.

“…deklarimet e tyre ishin të pavërteta e të qëllimshme për të manipuluar rrethanat e aksidentit.”, njoftoi Policia, transmeton Klankosova.tv

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rast penal për veprën “Deklarim i rremë”.

Shpërndaje në

U Kopjua