Dy persona janë arrestuar në Gjilan mbrëmjen e së hënës nën dyshimin për kontrabandim me migrantë.
Policia ka tentuar të ndalojë një veturë rreth orës 22:15, por shoferi ka tentuar t’i shmanget patrullës, transmeton Klankosova.tv.
Pas ndjekjes, vetura është ndaluar dhe në të janë gjetur një dy persona nga Kosova, dhe dy shtetas të huaj.
“Të dyshuarit kosovarë kanë deklaruar se shtetasit e huaj i kanë marrë në afërsi të kufirit me Serbinë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori që ka urdhëruar që dy të dyshuarit kosovarë të dërgohen në mbajtje, dhe të njëjtëve u është sekuestruar vetura dhe tre telefona celularë. Ndërsa, shtetasve të huaj pasi u është lëshuar vërtetim qëndrimi nga Njësia për Migrim janë liruar”, thuhet tutje në raportin e policisë.