Live

Tërmet në Napoli, më i fuqishmi i regjistruar ndonjëherë në këtë zonë

17:31 / 30 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter është regjistruar në mesditën e 30.6.2025 në Napoli të Italisë.

Sipas mediave italiane, tërmeti ishte më i fortë ndonjëherë në zonën e Campi Flegrei.

Pas orës 14:00 pati bllokim total të nisjeve të trenave nga Napoli dhe bllokim në disa linja të metros.

Goditja e sotme e kishte epiqendrën në det në një thellësi prej 4.9 kilometrash dhe u ndje jo vetëm në të gjithë zonën Phlegraean, por edhe në të gjithë kryeqytetin- nga lagjet pranë epiqendrës deri në qendrën historike, Centro Direzionale dhe zonat kodrinore.

Deri më tani nuk ka raportime për lëndime të njerëzve.

Shpërndaje në

U Kopjua