Ish-diplomati amerikan, James Rubin, edhe sot po e vazhdon deklarimin e tij para trupit gjykues në Hagë, në ditën e tretë me radhë.
Para të pranishmëve në Speciale, ish zyrtari amerikan tha se kishte biseduar me Hashim Thashin, ish-drejtorinë politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për personat e zhdukur gjatë 1999-së.
Rubin theksoi se nuk ishte prokuror që ta pyeste Thaçin me detaje dhe t’i thoshte më raporto për një muaj për një rast të tillë.
“Me siguri që po, më duhet të them se kam biseduar shumë herë me Thaçin për kohë të gjatë dhe kur diskutoheshin tema të tilla, unë bëja atë që prisnin amerikanët nga përfaqësuesit e tyre”.
“Pra të pyesja, të interesohesha dhe t’i kërkoj atij të interesohej për këtë çështje. Përshtypja ime është se ai është përpjekur që ta bëjë këtë, unë nuk kam qenë prokuror nuk mund t’i thosha kam dëgjuar për atë rast dhe m’i thuaj të gjitha hollësitë. Po flasim për një situatë lufte përgjigja është jo”, tha Rubin.