Live

Thaçi: Kosovës i duhet një qeveri funksionale

15:39 / 30 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka takuar përfaqësuesit e KDTP-së dhe ata të VAKAT nga grupi parlamentar 6+, Ministrin Mahir Yagcilar dhe deputetët Duda Balje dhe Bahrim Sabani, me të cilët ka biseduar për zhvillimet politike pas dorëheqjes së kryeministrit, pasi që Republika e Kosovës ka mbetur pa qeveri, ka njoftuar Zyra e Presidentit përmes një komunikate.

Siç thueht në njoftim presidenti Thaçi, ua ka thënë përfaëquesve politkë se  pas zhivillimeve tpë fudnit “shtrohet nevoja për hapa konkret në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës për të pasur në vend sa më shpejtë një qeveri funksionale e efektive”.

“Kjo qeveri duhet të reflektojë vullnetin e partive politike për një solucion të ri qeverisës apo atë të një procesi elektoral të ri dhe të bëjë të mundur që Kosova të bëhet sa më shpejtë me qeveri. Takimet me partitë tjera politike do të vazhdojnë në ditët e ardhshme, varësisht nga agjenda dhe zhvillimet brenda vet partive politike përkatëse”, thuhet në kumtesë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thuhet në njoftimin nga presidenca, nesër do të takojë edhe Kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, për të vazhduar konsultat për hapat e mëtejshëm në këto rrethana të reja.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...