Live

Thaçi: Për mua ishte me rëndësi bërja e shtetit, debatet për çështjet estetike më bëjnë të qesh

17:09 / 26 Korrik 2025

Nga Kosova Live

“Rivalitetin politik gjithmonë e kam çmuar, ishte kënaqësi kur punoja me rivalët për çështje të përbashkëta nacionale”, kështu ka deklaruar ish-kryeministri Hashim Thaçi, në intervistën ekskluzive për Rubikon.

Thaçi tha se Kosova në këtë drejtim, për një kohë të gjatë ka qenë shembull për rajon e më gjerë, teksa tha se debatet për çështje estetike e bëjnë të qesh.

“Opinionet se a duhej shpallur Pavarësia me 17 shkurt, apo në ndonjë datë tjetër? A duhej që deklarata e Pavarësisë ta kishte këtë përmbajtje, apo tjetër? A duhej të kishte flamuri shtetëror këtë pamje, apo tjetër? Ta kemi këtë himn shtetëror, apo tjetër? A duhet përfaqësueset tona sportive të bartin fanellat me këtë, apo atë pamje?”

“Këta zëra me frekuenca të shkurtra dhe të gjata do të vazhdojnë edhe kohë. Më bëjnë të qesh, por i pëlqej. Ky debat për çështje estetike apo dizajni, është atraktiv, por më tepër janë shfaqje egosh… por nuk do të bëhem pjesë”, tha Thaçi në Rubikon, njofton Klankosova.tv.

Ai më tej tha se për të, ka qenë me rëndësi bërja e shtetit, teksa u shpreh se “pa u futur në ujë, nuk mësohet noti”.

“Kosova vetëm në drejtimin që ka ecur është pranuar dhe njohur nga bota, në të kundërtën do të kishim shumë pikëpyetje për të djeshmen, e më shumë për të sotmen dhe nesërmen tonë. Pa u futur në ujë, nuk mësohet noti. Për mua ka qenë me rëndësi bërja e shtetit”, tha ai. 

https://youtube.com/watch?v=huXRcPBJaWY%3Flist%3DPLkbYqy6vnNgc2eo74tVgM9iYPN5f4vldl

Shpërndaje në

U Kopjua