Live

Theri me thikë një person, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

11:18 / 06 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një 21-vjeçar në Durrës është therur me thikë dje, ku i dyshuari është arrestuar sot.

Gjatë operacionit, të dyshuarit i janë gjetur në banesë, pajisje që dyshohet se shërbenin për prodhimin e kriptomonedhave.

“Strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit se në Spitalin Rajonal Durrës, ishte paraqitur një shtetas i plagosur rëndë me mjet prerës, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes. Në kuadër të operacionit “Baza”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë bërë të mundur identifikimin në kohë rekord dhe kapjen shtetasit E. P., i cili dyshohet se në vendin e quajtur “Baza e Hekurudhave”, ka plagosur me thikë, shtetasin L. I., 21 vjeç, banues në Durrës”.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. P. janë gjetur thika me të cilën ai dyshohet se ka kryer krimin dhe disa pajisje të cilat dyshohet se shërbenin për prodhimin e kriptomonedhave. Gjithashtu, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Pajisjet janë sekuestruar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, të cilët vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie”.

“Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. P., 38 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua