Publicisti Ben Blushi, gjatë Panairit të Librit në Kamëz, propozoi krijimin e një “Rruge të Shkrimtarëve” si një hapësirë e gjallë kulturore me librari e aktivitete letrare.
Ai vlerësoi Kamzën për përkushtimin ndaj librit dhe kritikoi qytetet e mëdha që, sipas tij, kanë përzënë shkrimtarët dhe i kanë zëvendësuar libraritë me lokale dhe kioska, transmeton klankosova.tv.
‘’I frymëzuar nga kjo atmosferë e bukur, i propozova Kryetarit të këtij qyteti Rakip Sulit, njeriut që ka bërë të mundur këtë aktivitetet dhe e ka gjallëruar në mënyrë kaq befasuese Kamzën, ti zerojë taksat për libraritë dhe mundësisht të krijojë në këtë qytet të ri një rrugë shkrimtarësh’’.
‘’Rruga e Shkrimtarëve,e mbushur me librari, me kafene ku lexohet,me pika ku mund të dëgjosh audiobooks, me salla të vogla prezantimi, ku jepen edhe filma të shkurtër për jetën e shkrimtarëve shqiptarë dhe të huaj, do ishte një mrekulli që do ta shndërronte këtë qytet të ri në një atraksion të përhershëm turistik dhe kulturor’’.
‘’Atëherë njerëzit do vinin nga Tirana e varfër për të blerë libra në Kamëz, libraritë pa taska do shtoheshin me shpejtësi, tregu i librit do gjallërohej, shtëpitë botuese mund të hapnin seiltë në këtë qytet, ndërsa shkrimtarët do rrinin në rrugën e tyre dhe lexuesit do jetonin me kujtime të bukura të cilat nuk do ti harronin kurrë’’.
Megjithatë ndër tjera, Blushi ka theksuar se shkrimtarët e kanë ndërtuar Shqipërinë, ndërsa politikanët shpesh e kanë dëmtuar.
‘’Bashkë me Kamzën, letërsia shqipe do ishte më e pasur dhe njerëzit do kuptonin diçka që është harruar padrejtësisht, se Shqipëeria është krijuar nga shkrimtarët dhe është dëmtuar nga politikanët’’.
‘’Përpara se të shpallej e pavarur nga Ismail Qemali, Shqipëria u krijua nga pluhuri osman, në vargjet e Naim Frashërit, në esetë e Sami Frashërit, në alfabetin Ndre Mjedës, ne poemat e Gjergj FIshtës dhe në gazetën e Faik Konicës’’.
‘’Shkrimtarët nuk i kanë bërë keq Shqipërisë edhe kur kanë shkruar keq, ndërsa politikanët i kanë bërë shumë keq edhe kur kanë menduar shumë mirë’’.
”Por, mund të ekzistonte në Kamëz, meqë Tirana, Shkodra dhe Korca i kanë përzënë shkrimtarët sikur të ishin dordolecë që trembin turistët”.
Tutje Blushi potencon se shkrimtarët janë etërit themelues të Shqipërisë që ekziston sot, të cilin pa ata ndoshta nuk do ta kishin dhe sipas tij prandaj ata meritojnë një rrugë shkrimtarësh ku të nderohen, një rrugë e cila nuk ekziston askund në botë.