Live

Tmerrohet e mitura në Fushë Kosovë: Rrëmbehet në pikë të natës, lëshohet pas një ore

10:24 / 21 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Fushë Kosovë. Rreth orës 00:45, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për një rast të dyshuar rrëmbimi, që ka ndodhur në rrugën “Pajazit Islami”.

Sipas të dhënave fillestare, një vajzë e mitur është rrëmbyer me forcë nga persona të panjohur, të cilët e kanë futur në një veturë dhe janë larguar nga vendngjarja, transmeton Klankosova.tv.

Pas rreth një ore, e mitura është lëshuar, ndërsa gjatë përpjekjes për ta parandaluar incidentin, është lënduar lehtë edhe nëna e saj, e cila po ashtu ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Kështu ka bërë të ditur Policia Rajonale në Prishtinë në një përgjigje për Klankosova.tv.

Sipas PK-së, të dy viktimat janë trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë të paktën një veturë që dyshohet të jetë përdorur në këtë akt kriminal.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar një hetim penal për veprat: “Rrëmbimi” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Shpërndaje në

U Kopjua