Live

Totaj: Për herë të parë kemi rritur përkrahjen për nënat lehona

15:13 / 21 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar përkushtimin e Komunës ndaj nënave dhe fëmijëve.

“Për herë të parë kemi rritur përkrahjen financiare për nënat lehona dhe kemi investuar në ndërtimin e çerdheve të reja në Prizren”, tha Totaj.

Ai shtoi se kjo mbështetje do të zgjerohet edhe më tej:

“Mbështetja për nënat dhe fëmijët është rruga si e ndërtojmë të ardhmen e qytetit tonë. Në mandatin e dytë do ta rrisim këtë përkrahje edhe për 30%”.

Për më shumë detaje të programit për Prizrenin në mandatin e dytë, vizitoni faqen: https://shaqirtotaj.com

Shpërndaje në

U Kopjua