Live

Transportonte ilegalisht drunj, kapet një person në Shtërpcë

10:13 / 17 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Policët e stacionit në Shtërpcë, në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”, kanë zhvilluar një aksion në mbrojtje të pyjeve dhe pasurisë natyrore.

Sipas policisë në rrugën e fshatrave Kashtanjevë – Burrnik, kanë ndaluar traktor me rimorkio të drejtuar nga personi F.V, i cili po transportonte drunj pa dokumentacionin, transmeton Klankosova.tv.

“Në koordinim me autoritetet e Agjencionit të Pyjeve, traktori me rimorkio dhe drurët e prerë janë konfiskuar, ndërsa rasti është proceduar për trajtim të mëtejmë ligjor nga organet kompetente”, thuhet në një njoftim të policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua