Live

Tre të lënduar nga aksidenti ndërmjet dy veturave në Ferizaj

08:49 / 08 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidenti ndërmjet dy veturave në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, apo ndryshe thënë te nënkalimi.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ka ndodhur aksident trafiku me lëndime në mes dy veturave me targa vendore me ngasës MSHK Kosovar. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës. Veç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona M/sh/k kosovar , të cilët kanë pranuar tretman mjekësor ne Emergjencën e Ferizajt . Rasti i referohet gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Veselit.

Shpërndaje në

U Kopjua