Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova ka komentuar vizitën e fundit në Kosovë dhe protestën e veteranëve të luftës së UÇK-së.
Gjatë kësaj vizite të realizuar më 13 maj në Prishtinë, shkaku i protestës ajo e kishte anuluar konferencën për media.
Rreth kësaj vizite, në një intervistë për Kosovo Online, ajo se patjetër do të vijë përsëri në Kosovë, dhe se kjo protestë siç tha ajo tregoi pse Prishtina dhe Brukseli ranë dakord që procedurat të zhvillohen jashtë Kosovës.
E di që ka shumë pyetje në lidhje me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe atë që po ndodh në Hagë, prandaj erdha në Kosovë: për të informuar në mënyrë transparente publikun e Kosovës për punën tonë. Besoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme që njerëzit në Kosovë të marrin informacion të saktë në lidhje me Gjykatën dhe punën e saj dhe që të kenë mundësinë të bëjnë pyetje për gjithçka që i intereson. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për mua sa herë që vizitoj Kosovën të ndaj kohë për takime me përfaqësues të shoqërisë civile, dhe mundësisht me median, për t’i dëgjuar ata dhe për t’u përgjigjur pyetjeve të tyre”.
“Nuk kisha ndonjë mesazh të veçantë ose kryesor. Sigurisht, është gjithmonë e nevojshme të theksohet sa e rëndësishme është të garantohen gjyqe të sigurta dhe të mbrojtura, që është një nga aspektet themelore të mandatit tonë, të përcaktuar nga Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Protestat e organizuara nga veteranët e luftës në Kosovë treguan se sa e vështirë do të ishte të garantoheshin gjyqe të sigurta dhe të qëndrueshme, zhvillim i qetë dhe pa shqetësime i procedurave gjyqësore, nëse procedurat do të zhvilloheshin në Kosovë. Po kështu, është jashtëzakonisht e rëndësishme të dihet se sa rëndësi i kushton Gjykata mbrojtjes së dëshmitarëve dhe viktimave”, shtoi ajo, transmeton Klankosova.tv.