Live

TRUMP flet per çështjen e Kosovës

10:39 / 15 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Mediat serbe në mëngjesin e sotëm kanë plasuar lajmin se  presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka caktuar datën përfundimtare për Kosovën dhe Serbinë.

Sipas këtyre mediave data 25 gusht e vitit të ardhshme është data e fundit kur Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje.

“Afati i fundit për t’i vënë pikën nyjës kosovare është 25 gushti i vitit të ardhshëm, dy muaj para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë (në nëntor), kur Donald Trump do të luftojë edhe për një mandat në Shtëpinë e Bardhë”, shkruan “telegrafi” serb.

Kjo gazetë vazhdon se  Trump po kërkon që kjo çështje të zgjidhet sa më parë.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, pritet t’i vizitojë Prishtinën dhe Beogradin pasi që të zgjidhet qeveria e re në Kosovë

Kujtojmë se kjo gazetë serbe njihet për orientimet nacionaliste e shoviniste, shpesh duke mos u përmbajtur as nga spekulimet.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...