Live

Trump i përgjigjet shkurt liderit iranian pasi ky i fundit refuzoi të dorëzohet: Paç fat

17:09 / 18 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Pas paralajmërimit të liderit suprem Iranian, Ayatollah Ali Khamenei, se çdo sulm amerikan ndaj Iranit do të sjellë “dëme të pariparueshme” për SHBA-në, duke shtuar se vendi i tij nuk do t’i bindet thirrjes së Trump-it për një dorëzim të pakushtëzuar, ka ardhur edhe përgjigjja e presidentit amerikan.

I pyetur nga gazetarët, Donald Trump, është përgjigjur shkurt: Them, paç fat, raporton AP.

Më herët, Trump u ka thënë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se nuk mund të deklarojë nëse SHBA do të ndërmarrë një sulm ushtarak ndaj Iranit, duke shtuar se Teherani ka kontaktuar dhe po kërkon negociata.

“S’mund të them asgjë tani. Ata kanë kontaktuar. Irani dëshiron të negociojë,” është shprehur Trump para gazetarëve.

Ai tutje ka shtuar se, “ka një ndryshim të madh mes tani dhe para një jave. Askush nuk e di çfarë do të bëj,” duke lënë të hapur çdo mundësi për veprimet e ardhshme të SHBA-së ndaj Iranit.

Shpërndaje në

U Kopjua