Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv që zgjat vlefshmërinë e funksionimit të platformës multimediale TikTok në Shtetet e Bashkuara për edhe 90 ditë të tjera.
Sipas njoftimit të bërë nga vetë Trump, TikTok do të jetë i aksesueshëm deri më 17 shtator 2025, ndërkohë që negociatat janë duke vazhduar për t’i kërkuar kompanisë kineze ByteDance që të shesë aksionet e platformës tek një investitor amerikan, përfshirë mundësinë që shteti amerikan të bëhet pjesë e transaksionit.
Më 5 maj, Trump kishte njoftuar se do të shtynte afatin e caktuar për 19 qershorin, për kompaninë ByteDance, që të shesë TikTok, në rast se deri në atë datë nuk arrihet ndonjë marrëveshje.
Në një deklaratë, Trump theksoi se aplikacioni TikTok ka luajtur një rol të rëndësishëm në fitimin e mbështetjes nga votuesit e rinj në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, duke shtuar: “TikTok është – është shumë interesant.”