Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zbuloi se pati një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin të martën (17 Qershor) duke hedhur poshtë ofertën e Moskës për të ndërmjetësuar në tensionin midis Iranit dhe Izraelit.
“Fola me të dje”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pa hyrë në detaje rreth bisedës, siç raportohet nga Interfax.
Presidenti amerikan e bëri të qartë se nuk është i interesuar, të paktën për momentin, në ofertën e Putinit për të ndërmjetësuar në konflikt. “Ai ofroi të ndihmonte në ndërmjetësim. I thashë: ‘Më bëj një nder. Kujdesu për vendin tënd më parë. Le të ndërmjetësojmë për Rusinë më parë. Kujdesu për pjesën tjetër më vonë”, tha Trump.