Presidenti amerikan, Donald Trump, ka theksuar se nuk dëshiron të shohë ndërrim regjimi në Iran.
“Do të doja që gjithçka të qetësohej sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndërrimi i regjimit sjell kaos, dhe idealisht, ne nuk duam të shohim aq shumë kaos”, shtoi ai, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Trump gjithashtu tha se Vladimir Putin e ka telefonuar për të ofruar ndihmë në lidhje me konfliktin me Iranin, por ai e ka refuzuar ofertën duke i thënë presidentit rus:
“Jo, nuk kam nevojë për ndihmë me Iranin, kam nevojë për ndihmë me ty”.