Live

Trumpi dhe Putini janë të nevojshëm për përparim në bisedimet e paqes në Ukrainë, thotë Rubio

07:47 / 16 Maj 2025

Nga Kosova Live

Diplomati më i lartë amerikan, Marco Rubio, deklaroi se nuk ka pritshmëri të larta për bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi që do të mbahen në Turqi, dhe se presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin duhet të takohen që të arrihet përparim, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

“Nuk mendoj se do të kemi një përparim këtu derisa Trumpi dhe Putini të bashkëveprojnë drejtpërdrejt mbi këtë temë”, tha ai pas një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Turqinë jugore.

Volodymyr Zelensky konfirmoi se Ukraina do të dërgonte një delegacion për bisedimet në Stamboll, por kritikoi delegacionin “e nivelit të ulët” që u dërgua nga Moska. Kreu i kësaj të fundit, ndihmësi presidencial Vladimir Medinsky, këmbënguli se ekipi i Kremlinit kishte “të gjitha kompetencat e nevojshme”.

Trumpi, i cili po viziton Lindjen e Mesme, gjithashtu sugjeroi se përparimi i rëndësishëm në bisedimet e paqes ishte i pamundur derisa ai dhe Putini të takoheshin personalisht.

Shpërndaje në

U Kopjua