Live

Trumpi ishte në dijeni që Izraeli do ta sulmonte Iranin: ShBA-ja nuk ishte e përfshirë

08:09 / 13 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka folur me Fox News në lidhje me sulmet izraelite në Iran.

Ai tha se ishte në dijeni të planeve të Izraelit paraprakisht, por e bëri të qartë se ushtria amerikane nuk luajti asnjë rol në operacion. Ai përsëriti se shpreson që Irani të vazhdojë negociatat me SHBA-në për të frenuar programin e saj bërthamor, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Ka disa njerëz në udhëheqje që nuk do të kthehen,” tha ai ndër të tjera, duke vënë në dukje se SHBA-të kanë konfirmuar se shumë udhëheqës iranianë kanë vdekur në sulm.

Ai tha se administrata e tij kontaktoi një aleat kyç të Lindjes së Mesme para sulmit për t’i informuar ata.

Shpërndaje në

U Kopjua