Live

Trupat kineze lëvizin në drejtim të Hong Kongut, Trump i shqetësuar

08:29 / 14 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Duke cituar agjencitë amerikane të inteligjencës, presidenti i ShBA-së, Donald Trump,  tha se qeveria e Kinës po lëviz trupat e saj në kufirin me Hong Kongun.

Trump bëri thirrje për qetësi, përderisa po vazhdojnë përleshjet midis protestuesve dhe autoriteteve në ish-koloninë britanike.

“Inteligjenca jonë na ka informuar se qeveria kineze po lëviz trupat në kufi me Hong Kongun. Të gjithë duhet të jenë të qetë dhe të sigurt”, shkroi Trump në “Twitter”.

Trazirat janë bërë sfida më e madhe për sundimin kinez të qytetit gjysmë-autonom, që nga dorëzimi i tij nga Britania më 1997.

Protestat filluan për të kundërshtuar një projekt-ligj, që do të lejonte ekstradimet në territorin e Kinës, por shpejt përparuan në një përpjekje më të gjerë për të rritur nivelin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Shpërndaje në

U Kopjua