Live

U bë nënë për herë të dytë, Shkurte Gashi publikon foto të portretit familjar

09:54 / 29 Maj 2023

Nga Kosova Live

Pak javë më parë, këngëtarja e njohur shqiptare Shkurte Gashi u bë nënë për herë të dytë duke sjellë në jetë një tjetër djalë. I vogli u pagëzua me emrin e veçantë Kron, e ndërsa vëllai i tij i madh po ashtu ka një emër unik, Mal.

Disa javë pasi solli në jetë fëmijën e dytë, Shkurta, partneri i saj, Albert Limani dhe dy fëmijët, kanë pozuar për një fotosesion familjar.

“Të lumtur me ardhjen tënde Kron”, shkruan artistja krahas fotove të ëmbla ku shfaqet i porsalinduri në krahët e nënës.

Në fotot e tjera shihet Mali teksa puth dorën e vëllait të vogël, si për t’i treguar se do e ketë pranë gjithë jetën.

Këto foto do mbeten një kujtim shumë i bukur për familjen e artistes.

Shpërndaje në

U Kopjua