Live

U dënuan me mbi 160 mijë franga, tifozat “Kuq e Zi” reagojnë ashpër ndaj FShF-së

16:13 / 23 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Tifozat Kuq e Zi, kanë reaguar menjëherë pas dënimit që iu shqiptua Federatës Shqiptare të Futbollit shkaku i ndeshjes ndaj Serbisë në kuadër të kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Kombëtarja e Shqipërisë, ishte nikoqire e Serbisë më 7 qershor në “Air Albania”, në ndeshjen e vlefshme për Grupin K, e cila përfundoi me barazim 0 me 0, transmeton Klankosova.tv.

Por, kjo ndeshje ka bërë që FSHF të dënohet nga FIFA siç thuhet “për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë”.

Federata Shqiptare është dënuar me gjobë prej 161 mijë e 500 franga zvicerane dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20 për qind të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i tifozave Kuq e Zi, të cilët kanë kritikuar FSHF-në, duke i treguar se sa ishin ata në tribuna, por edhe tifozëritë tjera të organizuara, asnjëherë nuk ka pasur një gjobë kaq të madh.

Shpërndaje në

U Kopjua