Live

UEFA s’pranon që Ballkani ta luajë ndeshjen ndaj Plzenit në “Fadil Vokrri”, e zhvendos në “Air Albania”

08:31 / 25 Nëntor 2023

Nga Kosova Live

Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA, ka bërë të ditur se Ballkani, ndeshjen e radhës ndaj Viktoria Plzen, nuk do ta luaj në “Fadil Vokrri”, por në “Air Albania”.

Sipas UEFA-s, ndeshja nuk do të luhet në “Fadil Vokrri”, si shkak i kushteve të përkeqësuara të fushës pas ndeshjeve të fundit.

“Për shkak të kushteve të përkeqësuara të fushës pas ndeshjeve të fundit, ndeshja e ardhshme e fazës së grupeve të Conference League ndërmjet Ballkanit dhe Viktoria Plzen është zhvendosur nga stadium ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Këtë ndeshje, Ballkani do ta luaj më 30 nëntor nga ora 18:45, e që është hera e parë që suharekasit nuk do ta luajnë një ndeshje ndërkombëtare në Kosovë.

Aktualisht, Ballkani është në vendin e tretë me katër pikë, aq sa ka Astana që është në vendin e dytë, dhe një pikë më shumë se Dinamo Zagrebi që është në vendin e fundit me tri pikë, kurse Plzeni është në vendin e parë me 12 pikë nga katër ndeshje./kosovalive.net

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...