Live

“Unë besoj në teatër” – përkujtohet Bekim Lumi në njëvjetorin e vdekjes

10:33 / 30 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Në njëvjetorit e vdekjes sot në Prishtinë do të përkujtohet regjisori Bekim Lumi.

Me moton “Unë besoj në teatër” – që është një prej fjalive të tij – Lumi do të

përkujtohet mbrëmjen e së martës në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Me rastin e shënimit të përvjetorit, pos disa pikave artistike që do të jepen në kujtim të Lumit, do të bëhet edhe përurimi i veprës studimore të tij me titull “Shakespeare-i dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit”.

Bekim Lumi është vlerësuar si regjisor i shfaqjeve më të mira në teatrin kosovar në dy dekadat e fundit. Ky është një prej konstatimeve që ishte bërë për Bekim Lumin në ditën e 30-të të korrikut të vitit të kaluar, kur ai vdiq. Por gjatë jetës së tij prej artisti, Lumi nuk është njohur vetëm si regjisor. Midis të tjerash ai ishte edhe studiues. Kjo pjesë tjetër e anës së tij prej intelektuali do të shpaloset edhe në njëvjetorin e vdekjes së Lumit.

Shpërndaje në

U Kopjua