Një person është intervistuar lidhur me lëshimin e Urës së Badocit për qarkullim, pa u kryer ende testimi final.
Policia e Kosovës njoftoi se pas intervistimit, rasti është kaluar për procedura të rregullta hetimore.
“Badoc, magjistralja Prishtinë-Gjilan / 31.12.2024 – 10:00. Policia e Kosovës pas pranimit të autorizimit nga gjykata dhe pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka konfirmuar se një urë është lëshuar për qarkullim pa përfunduar testimi final. Në koordinim me prokurorin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
Kujtojmë se, ura e Badocit u hap për qarkullim në fillim të këtij viti, por pas disa ditësh u mbyll për shkak të mospërfundimit të testimit final të strukturës.