Live

Ushtarët amerikanë e ruajnë Kosovën edhe nga zjarret, Departamenti i Mbrojtjes tregon si e shpëtuan një Manastir

15:07 / 17 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Ushtarët amerikanë po kujdesen që ta ndihmojnë Kosovën edhe në luftën kundër zjarreve, që përgjatë kësaj vere kanë qenë të shumta.

Trupat amerikane nga Garda e Kentucky kanë ndihmuar në shuarjen e zjarreve, të cilat kanë cenuar mes tjerash edhe trashëgiminë kulturore të Kosovës.

Bëhet fjalë për Manastrin e Deviçit i cili ndodhet në Skënderaj. Për këtë ndihmesë të ushtrisë amerikane ka shkruar edhe Departamenti Amerikan i Mbrojtjes në faqen zyrtare në “X”.

“Kur zjarret kërcënuan Manastirin e Deviçit në Kosovë, Garda e Kentakit, Task Forca e Aviacionit u vendos në aksion. Falë reagimit të tyre të shpejt, manastiri u ruajt”, shkruan Departamenti Amerikan i Shtetit.

Shpërndaje në

U Kopjua