Live

Ushtarët letonezë kryejnë patrullime rutinë në Zubin Potok, për të siguruar stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes së lirë

10:35 / 30 Janar 2025

Nga Kosova Live

Ushtarët letonezë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it, kanë kryer patrullë rutinore në Zubin Potok, për të siguruar stabilitetin dhe lirinë e lëvizjes së lirë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

KFOR thekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...