Live

“Vajza e dytë e ka pa krejt tu qit gjak prej ballit”, vëllau i Gjyljeta Ukellit tregon gjendjen e fëmijëve të së ndjerës

16:45 / 10 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Shpat Ukella, vëllai i Gjyljeta Ukellës, e cila u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajçi, ka treguar gjendjen e fëmijëve të së ndjerës.

Ai tregoi se fëmijët që nga rasti tragjik asnjëherë nuk e kanë kërkuar babain e tyre. Madje tregoi se çka i kishte thënë djali gjashtë vjecar për babain që ia vrau nënën.

“Fmijtë janë te daja, dmth janë në shtëpi te na, Paulina tash veç i ka bo 18 vjet, Tara i ka 10, Kerdi gjashtë e gjyse. Du me cek edhe nje sen qe 1 vjet e gjysë kanë kalu, hala asnjëherë nuk kanë kërku me taku babën e vet, as nuk e kanë përmend. Kerdi është vec gjashtë vjet e gjysë edhe nuk e ka përmend. Ton kohën thotë nana, nëse ti ja mbaron një sen ai thotë kështu e ka maru nana. Ni natë kam qenë me vllaun tu kalu ka banesa edhe ku ka ndodh rasti edhe Kerdi tha ktu e kom banesën , po e ka kall babi kur e ka vra nanën. Për neve u kon shumë e ronë, po e din pak a shumë si rast“.

Ai tutje tregoi se vajza e dytë e ka parë momentin e rëndë.

“Tara e ka pa krejt, se ai e ka qu në shitore edhe kur kthehet vec e sheh tu qit gjak prej ballit. Paulina u kon flejt, edhe ka thonë s’kom besu që u dek, kom mendu që vec u alivanos. Na Gjyljeten nuk e kthejmë po dënimet sado pak po na e zbusin”, tha ai tutje në Kosova Live.

Shpërndaje në

U Kopjua