Në një postim në X, Vance tha se “konflikti i vazhdueshëm është i dëmshëm për Rusinë, Ukrainën dhe Europën, por më e rëndësishmja, është e dëmshme për Shtetet e Bashkuara.”
Ai bëri të ditur gjithashtu se kjo luftë ka rënduar burimet e SHBA-ve, duke përmendur shterimin e stokeve ushtarake dhe ndikimin e tij më të gjerë.
Vance kritikoi administratën e mëparshme të Donald Trumpit, duke thënë se kjo luftë mund të ishte parandaluar nën udhëheqjen e ish-presidentit dhe se as Europa, as administrata Biden dhe as Ukraina nuk kishin një rrugëdalje të mundshme për fitore.
Sipas Vance, Shtetet e Bashkuara kanë një ndikim të konsiderueshëm mbi të dy palët dhe mund të luajnë një rol kyç në nxitjen e bisedimeve për paqe.
Ai shtoi se ndihmat perëndimore, pavarësisht se janë të konsiderueshme, nuk mund të tejkalojnë superioritetin ushtarak të Rusisë dhe se vetëm bisedimet mund të sjellin një zgjidhje të qëndrueshme për këtë konflikt.