Live

Vapë e madhe sot, temperaturat arrijnë në 39°C

07:55 / 25 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Gjatë ditës së premte parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 39 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

“Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat mund të sjellin reshje të izoluara. Temperaturat minimale: 15 – 20°C. Temperaturat maksimale: 35-39°C. Era: e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua